Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Prishtinë për të kërkuar drejtësi lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Vitomiricë të Pejës.
Marshi protestues, që u zhvillua për të dytën ditë radhazi, filloi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe vijoi drejt Ministrisë së Drejtësisë. Protestuesit hodhën tymues, ndërsa më pas u drejtuan te stacioni i policisë, ku lëshuan edhe audio-incizimet e së ndjerës Arlinda Zekaj me një zyrtar policor. Në përfundim, ata u ndalën para objektit të Qeverisë së Kosovës.
None found
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Ngjarja shkaktoi reagime të forta nga qytetarët, shoqëria civile dhe institucionet vendore.
Vetëm tri ditë përpara vrasjes, më 22 tetor, Zekaj i kishte dërguar një parashtresë kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë. Në të, ajo kërkonte masa urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se këta të fundit nuk kishin përmbushur detyrat e tyre zyrtare.
Në dokumentin e vulosur si të pranuar më 22 tetor, ajo kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej dhe kishte shprehur frikën se institucionet do të reagonin vetëm pasi të humbte jetën një person.
Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ai ka deklaruar se raportet e Bashkimit Evropian ndër vite kanë evidentuar mangësi në këtë sektor dhe se, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, është bërë urgjente kërkesa për përgjegjësi ndaj hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, si dhe të prokurores Arlinda Nallbani Gacaferi. Për të dyja u hap gjithashtu procedurë hetimore.
Në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës, deri tani janë suspenduar gjithsej 11 policë.
Protesta të ngjashme u zhvilluan gjatë ditës edhe në Ferizaj, ndërsa për nesër janë paralajmëruar tubime të tjera në Pejë dhe Mitrovicë.
VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…
Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…
VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…