Categories: Uncategorized

Haziri i vendosur: LDK sot cakton ministrat

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se i ka numrat që i duhen për të votuar qeverinë në krye me Avdullah Hotin. Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka folur edhe për ministrat e LDK’së në qeverinë e re.

Qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet që të votohet të mërkurën.

Të lidhura

None found

Kjo ditë është caktuar pasi Gjykata Kushtetuese ia njohu të drejtën e formimit të qeverisë LDK-së, e cila edhe ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mbajtjen e seancës për të mërkurën në ora 11:00.

E deklaratat e disa deputetëve se nuk votojnë për Qeverinë Hoti, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri tha për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, se kjo nuk rrezikon numrat për formimin e qeverisë.

“Numrat për votimin e Qeverisë Hoti i kemi. Shumica e sigurt parlamentare janë për me votu qeverinë është për mandatin që pritet me udhëheqë LDK-ja me AAK-në, Nismën, Lisën Serbe, minoritetet turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptian dhe me mbështetjen e deputetëve të AKR-së”, tha Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbledhë Kryesinë e saj. Haziri ka treguar se gjatë kësaj mbledhje edhe do të vendoset për emrat e ministrave të kësaj partie.

“Ende nuk është vendosur për emrat e ministrave. Numri i ministrive veç dihet, ashtu siç jemi marrë vesh me partneret e koalicionit. LDK pasdite do të ketë mbledhje lidhur me saktësinë e politikave kadrovike që përfshinë emrat e ministrave eventualisht, por nuk do të ketë shumë punë për shkak që numri më i madh i ministrave do të vazhdojnë me qenë në kabinet pasi kanë treguar performancë të mirë në kabinetin e Qeverisë së zotit të Kurtit”, tregoi Haziri.

Ministër i Qeverisë do të mund të jetë edhe Agim Veliu, i cili u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk është biseduar ende, por Agim Veliu është meritor dhe natyrisht që do të jetë i përfshirë nëse zoti Hoti si zëvendëskryeministër është nominuar për kryeministër atëherë edhe Agim Veliu detyrimisht do të përfshihet në listën e të propozuarve për ministra. Por kjo në parim politikat e LDK-së i adresojmë të nominuarit për kryeministër, listën iniciale e ka zoti Hoti”, tregon Haziri për FaktePlus.

Më 30 prill, ditën që presidenti i Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit.

Vetëvendosje pretendonte se presidenti Thaçi kishte bërë shkelje kushtetuese kur kishte nxjerrë dekretin për mandatimin e Hotit për shkak se kjo e fundit nuk e kishte konsumuar të drejtën e saj për propozimin e mandatarit të ri, pas rrëzimit të qeverisë.

të fundit

Procesi gjyqësor për sulm rrezikon pjesëmarrjen e yllit të Anglisë në Euro 2028

Sulmuesi i Anglisë, Ivan Toney, mund të përballet me pasiguri rreth pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2028, pasi gjyqi i tij…

3 minutes ago

Kane lë Mbappe pas me diferencë të ngushtë për Topin e Artë: fitoret më të ngushta në histori u vendosën me vetëm një deri në shtatë pikë

Në Londër, Harry Kane fitoi me diferencë të ngushtë Topin e Artë 2026 përpara Kylian Mbappe. Ishte një finale e…

4 minutes ago

Në Kosovë kërkohet ndryshimi i skemës së lejes së lehonisë për të ulur pabarazitë në punësim

Modeli aktual i financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po krijon pabarazi në tregun e punës, ndërsa kërkohet përfshirje…

4 minutes ago

Apple prezanton MacBook-ët e parë me ekran me prekje

Apple do të prezantojë të mërkurën MacBook-ët e parë me ekran me prekje, në një zhvillim që mund të ndryshojë…

4 minutes ago

Kurti: Hyrja e Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për…

12 minutes ago

Kuvendi miraton Projektligjin për Byronë Shtetërore të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së…

13 minutes ago