Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka miratuar vendimin për formimin e grupit punues që do të hartojë Projektligjin për Pensionimin e Parakohshëm të personelit policor në Policinë e Kosovës.
Sipas vendimit, drejtimin e grupit do ta marrë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Viktor Buzhala, ndërsa funksionin e zëvendësudhëheqësit do ta ushtrojë Qëndrim Bytyqi nga MPB-ja.
None found
Pjesë e këtij grupi janë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, institucioneve të tjera, si dhe të Sindikatës së Policisë së Kosovës, raporton RTKLive.
Detyrat e grupit përfshijnë hartimin e versionit fillestar të projektligjit, drejtimin e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe përgatitjen e dokumenteve të kërkuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë.
Kur drafti fillestar dhe dokumentacioni shoqërues të përfundojnë, udhëheqësi i grupit punues do t’ia përcjellë projektaktin drejtorit të Departamentit Ligjor. Në mungesë të vërejtjeve, drejtori do ta procedojë atë për miratim.
Vendimi përcakton gjithashtu se të gjitha njësitë përkatëse të MPB-së dhe zyrtarët duhet të bashkëpunojnë me grupin dhe t’i vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara nga udhëheqësi i tij.
Dokumenti mban nënshkrimin e ministrit Xhelal Sveçla dhe ka hyrë në fuqi në ditën kur është nënshkruar.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…
VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…
Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…
Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…