Hoti: SHBA i beson popullit të Kosovës më shumë se politikanëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, tha sonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë besojnë në popullin se sa në politikanët e Kosovës.

Ai në “oksigjen” theksoi se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Bashkimin Evropian dhe në miqësi me SHBA, për dallim nga Serbia.

Sipas tij, me Serbinë synohet arritja e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse që e përmbyll konfliktin përgjithmonë.

Hoti i quajti kauza të paqena regaimet për Ujmanin, ndërsa tha se marrëveshja në SHBA u bë që këtij liqeni t`i bëhet fizibiliteti për t`u ditur se si do të menaxhohen dhe përdoren ujërat që kalojnë nëpër Kosovë dhe Serbi. Hoti tha se Ujmani është i Kosovës.


Shtuar 3.10.2020 21:05