Hoti përgjigjet pse e merr bukën me vete: Nuk jam njeri i darkave

Kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti, e ka pranuar publikisht se e merr bukën nga shtëpia pasi që sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë njeri i darkave të shtrenjta.

Në emisionin Oxygen ai në formë shakaje ka thënë se këtë e bën pasi që ende i duket vetja student.

“Po e marr bukën me vete, me duket hala si student vetja”.

“Po mundohemi tash ta kthejmë Kosovën në rrugë të mbarë – mos të duket kjo shumë revolucionare. Po mundohemi t’i bëjmë disa punë të mira dhe jo punë të këqija”.

“Jemi duke e bërë maksimumin dhe jam i bindur se do ta lëmë Kosovën më mirë sesa që e kemi gjetur”.

“Asnjëherë s’kam qenë i darkave – me buxhet timin nuk arrij t’i mbuloj ato darka. Dikush di ta bëjë inxhinierinë financiare- unë nuk di ta bëj atë”.


Shtuar 3.10.2020 20:40