Hashim Thaçi kërkon sërish të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes që ka pasur mbrëmë me Këshillin e Sigurimit, i është drejtuar deputetëve, ku ka kërkuar ta ratifikojnë dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Presidenti Thaçi, këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19. Unë i bëj thirrje parlamentit të bashkohet e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 19 raste me koronavirus.


Shtuar 18.03.2020 07:51