Haradinaj më i butë ndaj Kurtit, shprehet i hapur për koalicion (VIDEO)

Kurti mund të gjejë edhe partnerë të tjerë. Diçka të ngjashme e tha edhe Ramush Haradinaj, teksa gjatë ditës pati takime me drejtuesit e PDK-së e AKR-së.

Haradinaj për Klan Kosovën tha se është i hapur për oferta nga Kurti, për formimin e institucioneve.

“Nëse zoti Kurti ose VV do të kishte një ide çka të ndodhë më tutje, ne do ta shqyrtonim, mirëpo ai nuk ka na ftuar deri tani, as për konsulta. Nëse një palë tjetër na fton për konsultë, ne do ta shqyrtonim çka të bëjmë”, tha ai.


Shtuar 18.01.2020 20:18