ISh-kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me të cilin thotë se ka diskutuar për vizitën e tij në SHBA dhe takimet atje.
Haradinaj shkruan se i ka shprehur diplomatit qëndrimin se nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si pale duke argumentuar se orientimet e shteteve përkatëse janë të ndryshme nga njëri-tjetri.
Reagimi i plotëq i Haradinajt
Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.
Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.
I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë.