Gruaja nga Drenasi gjen vdekjen nga COVID-19

Një grua nga Drenasi ka vdekur sot nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili para pak çastesh njoftoi për vdekjen e parë nga virusi në komunën që ai drejton.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.

Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin.Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik. /albeu.com/


Shtuar 17.07.2020 11:05