Grenell mbërrin nesër në Kosovë

I dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë.

Sipas Klan Kosovës brenda zyrës për Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC) konfirmojnë ardhjen e Grenell në Kosovë bashkë me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit.

Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ndërkohë, të mërkurën pritet të udhëtojë drejt Serbisë.


Shtuar 20.09.2020 13:04