Grenell i përgjigjet Osmanit: Na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa thjesht të ankohen

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, që kritikoi dialogun e Kosovës se nuk solli asgjë nga ato që kishte premtuar.

Teksa Osmani kishte vlerësuar njohjen nga Izraeli e duke thënë se roli i SHBA-së është treguar sërish ekzistencial, ajo kritikoi delegacionin e Kosovës se “nuk ka sjellë atë që e kishte premtuar”.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap enorm. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani as qiratë e as të ushqeni familjet tuaja me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vende pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar punë”, ka shkruar ai në Twitter duke iu përgjigjur direkt Osmanit.


Shtuar 5.09.2020 15:56