Fenerbahce po mendon të shesë 3 lojtarë kryesorë, një prej tyre dhe Muriqi

Klubi i Fenerbahces po mendon që të shesë 3 lojtarë të tij kryesorë për sezonin e ardhshëm.

Njëri prej tyre është dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit të njohur turk janë ulur në tavolinë për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit financiar të shkaktuar prej ndërprerjes së futbollit nga Koronavirusi.

“Sabah” shkruan se vlerat e kartonit të 25-vjeçarit Muriqi ka shkuar në 35 milionë euro.

Ndërkohë, Fenerbahçe ka vendosur dhe cmimin për dy lojtarët e tjerë: Ozan Tufan 12 milionë euro dhe 8 milionë euro për Miha Zajç.

Këtë sezon Vedat Muriqi ka realizuar 15 gola në 28 ndeshje me uniformën verdheblu të Fenerbahces.

Për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit, klube të njohura europiane si Tottenham, Lazio, etj., u interesuan ta blinin Muriqin në merkaton e janarit, por presidenti i klubit Ali Koç refuzoi ta shiste lojtarin e tij ose ta jepte me huazim.


Shtuar 6.04.2020 21:50