Një person ka ndërruar jetë në burgun e Pejës, në Kosovë. Mësohet se viktima është Fatmir Llonqari. Shkak i vdekjes së tij dyshohet të jetë bërë arresti kardiak.
Burri nuk ka arritur të mbijetonte, edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e zonës, pas rekomandimit të mjekut të burgut. I ndjeri akuzohej për vrasje në tentativë dhe kishte kaluar katër vite në burg.
Ai kishte tentuar të vriste fqinjin e tij, Idriz Gega. Kjo ngjarje daton në muajin dhjetor të vitit 2008. Mirëpo, pasi nuk kishte arritur të përfundonte aktin e nisur në vitin 2008, Llonqari i mori jetën fqinjit fill pas daljes nga burgu.
Viktima, pas një mosmarrëveshje me komshiun e tij, Idriz Gega, mori sëpatën për herë të dytë dhe e përdori për ta vrarë këtë të fundit. Kësaj here u sigurua që komshiun Gega ta vriste përfundimisht.
Të afërm të viktimës kanë thënë pas vrasjes se Llonqari pasi doli nga burgu filloi të provokonte përsëri.
Vrasja e Gegës erdhi sepse ky i fundit ishte duke zbrazur drutë në rrugë para dyerve të shtëpisë së Llonqarit. dhe një pjesë e tyre e kishin prekur murin e këtij të fundit.
“Pse po ma prek murin me dru?” mësohet të kenë qenë fjalët që autori, tashmë i vdekur, i ka drejtuar 82-vjeçarit. Më tej ai ka hyrë në rrethimin e oborrit të fqinjit dhe e ka goditur me sëpatë, duke e lënë të vdekur.