Categories: Uncategorized

Edhe 4 të arrestuar për rrëmbimin e një turku në Prizren, u konfiskohen pajisje për falsifikim të dollarëve

Me datën 20 janar 2020, njësiti i hetimeve rajonale në Prizren në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, ka realizuar një urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta dhe në vazhdimësi të rastit “Rrëmbim” i ndodhur me datë 19.09.2019, kur ishte rrëmbyer dhe mbajtur për disa ditë një shtetas me kombësi turke, pasi i njëjti ishte gjetur dhe liruar nga organet e policisë, në vazhdimësi të këtij rasti, policia ishte vënë në përcjellje të personave të dyshimtë në atë kohë.

Të lidhura

None found

“Përveç arrestimit dhe ndalimit të dy personave, policia rajonale kishte zgjeruar hetimet dhe sot pas realizimit të një operacioni të gjerë në tri shtëpi në fshatin Hoqë e Qytetit dhe në dy shtëpi në Mamushë, ka gjetur dhe sekuestruar material të gatshëm për printim të kartëmonedhave prej 50 dollarësh (mijëra copë), vija identifikuese për kartëmonedha në “dollar”, shirita të sigurisë për kartëmonedhe në “dollar”, një makinë që dyshohet se mund të përdoret për prerje të bankënotave, një qese substancë e dyshuar për marihuanë 0.5 gram si dhe një automjet i cili ka qenë i involvuar dhe përdorur nga të dyshimtit”, ka thënë Policia në një komunikatë për media.

Pas realizimit të urdhër-kontrollit dhe gjetjen e elementeve të dyshimtë të veprave penale, me aktvendim të prokurorit të shtetit në afat prej 48 orë janë ndaluar të dyshimtit A.M i lindur në vitin 1977, turk/kosovar, Y.M i lindur në vitin 1991, turk/kosovar, L.B i lindur në vitin 1987, shqiptar/kosovar dhe B.B i lindur në vitin 1986, shqiptar/kosovar.

“Lidhur me këtë rast, një person tjetër është në kërkim nga hetuesia rajonale dhe rasti aktualisht është nën hetime. Për rastin ‘rrëmbim’ hetimet janë duke i zhvilluar njësitet rajonale të policisë, ndërsa rasti i falsifikimit dhe gjetjes së narkotikëve hetimet po zhvillohen nga njësite e specializuara të policisë së Kosovës”, ka theksuar Policia në njoftimin dërguar mediave.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

6 minutes ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

12 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago