Categories: sport

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Racing Santander po përfiton nga forma e shkëlqyer e Yassir Zabirit, i cili ka gjetur shtatë herë rrugën e rrjetës në tetë ndeshjet e para të kampionatit. Paraqitjet e sulmuesit maroken kanë tërhequr vëmendjen e futbollit spanjoll.

Të lidhura

None found

Me këtë statistikë, Zabiri renditet në të njëjtin nivel me Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Camello në klasifikimin e golashënuesve, sipas mediumit spanjoll “Marca”. Ky krahasim lidhet vetëm me numrin e golave të shënuar dhe nuk nënkupton se ai ka arritur nivelin futbollistik të yjeve të Real Madridit dhe Barcelonës.

Mohamed Yassir Zabiri ka lindur më 23 shkurt 2005 në Marrakesh të Marokut. Ai aktivizohet si sulmues dhe hapat e parë në formim i mori në Akademinë e Futbollit Mohammed VI, një qendër e rëndësishme për zhvillimin e talenteve marokene.

Karrierën si profesionist e nisi me Union Touarga në vendlindje. Më pas, ai u transferua në Portugali, ku luajti për Famalicaon.

Në shkurt të vitit 2026, Zabiri u bë pjesë e Rennesit, me të cilin firmosi kontratë deri në vitin 2029. Për edicionin 2026/27, ai është huazuar te Racing Santander, ku minutat e aktivizimit po i përdor për të treguar aftësitë e tij në repartin ofensiv.

Emri i Zabirit mori jehonë ndërkombëtare gjatë Kupës së Botës U20 të vitit 2025, turne që u zhvillua në Kili dhe përfundoi me triumfin e Marokut.

Në atë kompeticion, sulmuesi shënoi pesë gola dhe u rendit ndër realizuesit më të mirë. Në finalen kundër Argjentinës, ai realizoi dy gola, ndërsa për paraqitjet e tij u nderua me Topin e Argjendtë si lojtari i dytë më i mirë i turneut.

Paraqitjet me ekipet e moshave i mundësuan gjithashtu të afrohej me përfaqësuesen A të Marokut. Tani, pas shpërthimit në arenën ndërkombëtare, Zabiri synon të dëshmojë veten edhe në futbollin e klubeve përmes aventurës te Racing Santander.

Sipas “Marca”-s, forma e tij ka bërë që Racing Santander të shqyrtojë transferimin e përhershëm të sulmuesit nga Rennes. Nëse e ruan këtë ritëm, Zabiri mund të shndërrohet në një prej emrave më interesantë të sezonit në Spanjë.

të fundit

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

36 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

37 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

43 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

44 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

45 minutes ago

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

1 hour ago