“U grindëm për 50 euro që i kisha dhënë borxh e nuk ma kish kthyer”, kështu është shprehur shqiptari nga Kosova Musli Morina para autoriteteve italiane pasi akuzohet për eliminimin e kushëririt të tij Erion Morina.
Ktimi makabër ndodhi natën e 17 janarit ne qytezën Calcio në provincën e Cremonës.
Trupi i 20 vjeçarit Erion Morina u gjet pa jetë në lumin pranë banesë së tij. Në trup i janë gjetur dhe plagë nga armë të ftohta.
Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurimit, ka zbardhur ngjarjen se si Musli Morina e ka goditur me thikë disa herë kushëririn e tij e më pas e ka tërhequr trupin zvarrë duke e hedhur në ujë.
Sipas rrëfimit të autorit të vrasjes dy të rinjtë kishin konsumuar kokainë para se të bënin sherr e kishin kaluar mbrëmjen në një lokal 50 metra larg pallatit të apartamentit ku jetonin.
Autopsia e mjekësisë ligjore ka zbardhur se Erion Morina ka ndërruar jetë për shkak të mbytjes në ujë e jo për plagët e marra nga goditjet me thikë.
Viktima kishte 2 vjet që jetonte në Itali. Autori i krimit Musli Morina është vënë në pranga me motivimin e vrasjes me qëllim e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.