Dy viktima nga COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas autoriteteve shëndetësore atje janë testuar 560 persona, nga të cilët 46 kanë rezultuar pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!


Shtuar 26.09.2020 13:38