Drejtori sportiv i Werderit zbulon pse dështoi shitja e Rashicës

Milot Rashica u mendua se sivjet do të ndërrojë ekip por kjo nuk ndodhi dhe vërtet u duk një befasi e madhe, pasi shumë skuadra ishin pas tij.

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann ka folur lidhur me situatën e Milot Rashicës, i cili do të jetë pjesë e Werderit së paku deri në janar.

“Ditët e fundit ka pasur interes nga klube të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit. Ka pasur bisedime që nga mesdita e sotme, por ne nuk kemi dashur ta shesim lojtarin nën vlerën e tij. Ishin negociata komplekse, në fund të fundit pa marrëveshje”, zbuloi ai.


Shtuar 5.10.2020 20:06