Borussia Dortmund ka nisur bisedimet me Werder Bremen për Milot Rashicën, sipas mediave gjermane.
Rashica pritet të largohet nga Werder gjë të cilën nuk e ka përjashtuar as menaxheri i tij, Altin Lala, i cili javë më parë e pranoi se disa klube nga Bundesliga e kanë kontaktuar.
“Para koronavirusit, ne ishim në kontakte me disa klube, përfshirë këtu ato nga Bundesliga. Për momentin, gjithçka ka mbetur pezull. Por, jam i sigurt se sapo të kthehemi në normalitet, do të ketë lëvizje në këtë drejtim. Diçka do të ndodh patjetër”, kishte thënë Lala për televizionin gjerman Sport 1.
Mediat gjermane tani raportojnë së gjiganti Dortmund i ka nisur bisedimet me Werderin, i cili është i hapur për shitjen e 23-vjeçarit duke e parë krizën financiare të shkaktuar nga pandemia koronavirus.
Dortmundi pritet ta shesë Sanchon për 100 milionë euro në Manchester United gjatë verës dhe më pas ta zëvendësojë atë më Rashicën.