Detaje nga aksioni policor te “Lokalet e Lesnës”

Nën dyshimin për aktivitete të paligjshme, Njësitet Policore nga stacioni policor “Jugu” në Prishtinë realizuan aksion te “Lokalet e Lesnës”.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Koha.net se janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale.

“Sonte, më 10.01.2020, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor “Jugu “Prishtinë, në lokacionin e njohur si “Lokalet e Lesnës” është realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës. Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale”, tha Kelani për Koha.net.


Shtuar 10.01.2020 22:53