mbasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka qenë në kontakt të afërt këto ditë me delegacionin e vendit tonë që ka udhëtuar në Uashington për takimin me atë serb në Uashington.
Çitaku në Facebook ka publikuar një fotografi nga Uashingtoni, tek hoteli ku po qëndron delegacioni kosovar, teksa aty shihen dy flamuj, një i SHBA-ve dhe një i Kosovës.
“Gati”, ka shkruar Çitaku në këtë postim të sajin, teksa pritet nisja drejt Shtëpisë së Bardhë.
Ndryshe, takimet e para të dy delegacioneve nisin sonte, bashkë me emisarin special të SHBA-ve, Richard Grenell, dhe këshilltarin për siguri, Robert O’Brien.