Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një person si pasojë e infektimit me Covid-19 në Kosovë. Bëhet fjalë për një person të moshës 70- vjeçare nga rajoni i Gjilanit.
Lajmin për vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar edhe kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
None found
“Humb betejen me #COVID19 edhe një qyetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejen për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19”, ka deklaruar ai.
Haziri ka thënë se janë edhe 125 qytetarë nga Gjilani që po luftojnë me koronavirusin, derisa ka kërkuar nga qytetarët që ta rrisin kujdesin.
E ky person është viktima e dytë i cili brenda pak orëve ndërroi jetë si pacojë e infektimit me Covid-19.
Pak orë më parë, në Pejë si i dyshuar se ishte i prekur me koronavirus, ka vdekur edhe një person I moshës 32-vjecare. I ndjeri sipas mjekëve të spitalit të Pejës, ishte i diagnostikuar me Covid-19. Por që ishte në pritje të testit.
Ndryshe, ne 24 orët e fundit ne vend u shenuan 7 viktima si dhe 237 raste të reja me Covid-19.
Legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger nuk i kurseu elozhet për talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda duke e veçuar…
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpat Morinës, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin…
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka deklaruar se nesër pret që të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të…
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin…
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, synon të bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm…
Mauricio Pochettino ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur për problemin e Manchester Unitedit me vrapimin dhe distancën e…