Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka deklaruar se nesër pritet të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën Ligji për Dhomat e Specializuara nuk ka arritur ende të hidhet në votim.
Ai ka sqaruar se aktualisht nuk ka një njoftim zyrtar për vazhdimin e seancës, por sipas dakordimit paraprak midis deputetëve, ajo parashikohet të mbahet nesër në orën 09:00 ose 10:00, në varësi të orës që do të miratohet.
None found
Lushtaku ka theksuar se PDK-ja synon që së pari të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas të procedohet me një nismë të re ligjore për ndryshime, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sipas deputetit, për seancën e rregullt ekziston njoftimi zyrtar, ndërsa për vazhdimin ende nuk ka informacion, por ai beson se, në bazë të marrëveshjes së mëparshme, deputetët do të mblidhen nesër për të votuar ligjin. Pas këtij votimi, ai tha se do të vijohet me një iniciativë të re ligjore për ndryshime, e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian, me qëllim forcimin e ligjit dhe drejtësisë, si dhe mbrojtjen e së vërtetës historike dhe të çlirimtarëve.
I pyetur nëse PDK-ja i ka votat e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë ligj, Lushtaku u përgjigj se, duke u mbështetur në marrëveshjet e arritura deri tani, ka garanci se do të ketë mbështetje, ashtu siç ndodhi edhe në votimin e mëparshëm të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Studentët kanë nisur të mblidhen përpara godinës së ministrisë së Arsimit, duke shënuar protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë së…
Legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger nuk i kurseu elozhet për talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda duke e veçuar…
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpat Morinës, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin…
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin…
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, synon të bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm…
Mauricio Pochettino ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur për problemin e Manchester Unitedit me vrapimin dhe distancën e…