Categories: kosovë

Shiroka Pula zhvillon takim me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Me iniciativën e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u zhvillua sot një takim me Grupin Punues që merret me përgatitjen dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ka të bëjë me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, kreu i Grupit Punues për strategjinë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në fazën e apelit, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, i paraqitën Presidentes Shiroka Pula një pasqyrë të punës së bërë deri më tani.

Të lidhura

None found

Gjatë diskutimeve u trajtua edhe ecuria e procesit me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe sigurimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për fazën e apelit, thuhet në njoftimin zyrtar.

Po ashtu, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë e saj për të përkrahur Grupin Punues, në funksion të koordinimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike që synojnë dokumentimin, mbrojtjen dhe nxjerrjen në pah të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

të fundit

Protesta kundër qeverisë, studentët mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë nisur të mblidhen përpara godinës së ministrisë së Arsimit, duke shënuar protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë së…

5 minutes ago

Schweinsteiger: Brajan Gruda është lojtar i klasit botëror, privilegj ta kesh në ekip

Legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger nuk i kurseu elozhet për talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda duke e veçuar…

9 minutes ago

Intervistohet zyrtari i QPS-së në Pejë, Shpat Morina, për rastin e Arlindës

Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpat Morinës, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin…

11 minutes ago

A pritet të votohet nesër Ligji për Dhomat e Specializuara? Deklarata e Mergim Lushtakut

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka deklaruar se nesër pret që të vazhdohet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të…

11 minutes ago

Pas Guterres në OKB: Rafael Grossi renditet i dyti në sondazhe, por përballet me pengesa të shumta

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, synon të bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm…

14 minutes ago

Pyetjes për krizën e Man Utd me vrapimin nën Carrick, Pochettino i përgjigjet me një këndvështrim befasues

Mauricio Pochettino ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur për problemin e Manchester Unitedit me vrapimin dhe distancën e…

14 minutes ago