Edhe një qytetar nga Gjilani ka vdekur nga koronavirusi.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga komuna e Gjilanit.
None found
“Komuna e Gjilanit në ditën e 111 të ballafaqimin me pandeminë globale Covid-19, sot ka marrë lajmin e hidhur nga Klinika Infektive në Prishtinë dhe gjithashtu edhe nga familja, se ka ndërruar jetë Isuf Murati, i lindur në vitin 1957, me vendbanim në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka konfirmuar rastin e vdekjes së qytetarit të katërt nga kjo sëmundje infektive dhe i ka shprehur ngushëllime familjes duke e garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.
“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale Covid-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie”, ka thënë kryetari Haziri, në adresimin e tij për publikun.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri apelon te të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet që në asnjë moment mos ta neglizhojnë këtë virus, sepse ai me vete po merr jetëra njerëzish.
“Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërrcënim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni”, ka përfunduar kryetari Haziri.
Për ndryshe deri më tani në përballjen prej 111 ditëve me pandeminë globale Covid-19, kemi 170 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv në Komunën e Gjilanit, prej tyre 109 janë shëruar plotësisht, 58 raste janë aktive dhe fatkeqësisht 4 qytetarë janë ndarë nga jeta.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…