Çmendet moti në Kosovë! Bie breshër sa një top tenisi (FOTO LAJM)

Sikurse gjatë ditëve të fundit, edhe sot në Kosovë ka pasur temperatura të larta gjatë ditës, ndërsa pasdite qytetarët janë habitur më kapriçot e motit.

Pavarësisht se së fundmi ka pasur luhatje për çështje orësh të temperaturave, sot në Komunën e Drenasit ka rënë breshër.

Këtë e dëshmojnë edhe pamjet në Nekovc të Drenasit ku shihen kokrra të mëdha breshëri sa një top tenisi. Një dukuri e tillë ka shkaktuar edhe dëme materiale si xhama mjetesh e banesash të thyer apo dëmtime në të mbjella.


Shtuar 31.07.2020 18:22