Bilanci në Kosovë: 13 të vdekur në 24 orë

13 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportojnë autoritetet shëndetësore atje, shifër që e çon në 354 numrin total të viktimave.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë realizuar 463 testime dhe janë konfirmuar 171 raste të reja. Në total, 10590 raste janë konfirmuar në Kosovë, prej tyre 3988 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 190 pacientë të shëruar, shifër që e çon në 6248 numrin total të personave që kanë kaluar tashmë Covid-19.


Shtuar 11.08.2020 13:13