Bilanci i COVID-19 në Kosovë: Deri më sot 813 të infektuar, 22 të vdekur dhe 298 të shëruar

Që nga data 8 shkurt deri më 1 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR ne Kosove janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 813 raste. Ndersa numi i personave qe kane humbur betejen me COVID-19 eshte 22, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë 7 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë raste nga komuna e Prizrenit dhe një rast nga komuna e Suharekës.

Janë shëruar edhe 27 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 298 raste, shkruajne mediat vendase.

Nga data 08 shkurt deri më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e trembëdhjetë 813 raste, me gjithsej njëzet e dy 22 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.372.285 raste të COVID-19 dhe 238.084 raste të vdekjes.


Shtuar 2.05.2020 08:17