Bilanc tragjik në Kosovë: Në 24 orët e fundit , 13 të vdekur nga COVID-19

Bilanc tepër i rëndë është regjistruar edhe ditën e sotme nga Covid1-9 në Kosovë me 13 të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona. Numri i vdekjeve në total ka shkuar në 249.

Në njoftimin e djeshëm numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka qenë 236. Ditëve të fundit numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm.


Shtuar 2.08.2020 13:19