Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës i cili thotë se ky është një hap i rëndësishëm drej normalizimit të marrdhënieve mes tyre si dhe njohjes reciproke.
Basha gjithashtu shpreh mirënjohje për Amerikën dhe Trump, teksa thekson se kjo marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i kontribuon kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit.
Reagimi i plotë
Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit.