Avdullah Hoti emëron këshiltar ish-ministrin e Shëndetësisë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë edhe një emërim të ri në kuadër të kabinetit qeverisës.

Alush Gashi është emëruar si Këshilltar Politik i kryeministrit Hoti. Gashi më herët ishte në krye të ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka falënderuar kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së ,Isa Mustafa për besimin e dhënë, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Hoti është në krijimin e kabinetit tij qeverisës, pasi ka vetëm pak ditë që nga zyrtarizmi i kësaj qeverie.

Postimi i plotë i Gashit:

Të nderuar miq,

Ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si Këshilltar Politik i Kryeministrit Hoti. Falenderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë.

Dear friends,

Today I have started my engagement as Political Advisor to Prime Minister Hoti. I want to thank PM Hoti and Chairman Mustafa for their trust.


Shtuar 22.06.2020 10:57