Aksidenti në Klinë, dalin pamjet e ngjarjes me tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Klinë, ku si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është njoftuar rreth orës 7:00 për një aksident trafiku në Klinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.


Shtuar 12.02.2020 08:27