Categories: Uncategorized

Akademiku serb: Kjo që po ndodh tani është paralajmërim për njohjen e Kosovës

Akademiku serb Dushan Kovaçeviq ka thënë se krejt kjo që po ndodhë rreth Kosovës, tregon se zgjidhja e kësaj çështje po i afrohet fundit.

Në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic”, akademiku serb deklaroi se këtë vit dhe vitin e ardhshëm priten ngjarje shumë të rëndësishme.

Të lidhura

None found

“Ajo që po ndodh rreth Kosovës duhet të merr fund dhe po i vije fundi. Dhe kushdo që tregon interesim për Serbinë, dhe ndërkohë mendon sadopak, e sheh se po hyjmë në zgjidhjen përfundimtare”, ka thënë akademiku Kovaçeviq, përcjell Telegrafi.

“Të gjitha këto propozime që po ndodhin tani – për hapjen e linjat ajrore, hekurudhore, përfundimi i autostradës …, sido qofshin të ambalazhuara, në thelb janë tregues i propozimit për njohjen e Kosovës”.

“Do të jetë diçka që do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër, si një ultimatum. Dhe kjo ma kujton vitin 1914 [aludon në fillimin e Luftës së Parë Botërore]”, tha akademiku Kovaçeviq.

Të përkujtojmë se më 28 korrik 1914 filloi Lufta e Parë Botërore e cila zgjati deri më 11 nëntor 1918.

Ishte konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane)

të fundit

Policia e Kosovës mbyll derën për rikthimin e zyrtarëve serbë që u dorëhoqën në vitin 2022

Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në shërbim të policëve të nacionalitetit serbë që dhanë dorëheqje në fund…

11 minutes ago

Institucioni nuk ekziston më, por pagat vazhdojnë: Rasti Paunoviq ngre pikëpyetje për financimet serbe në Kosovë

Ministrja serbe Snezhana Paunoviq shkaktoi reagime me një deklaratë skandaloze, duke thënë se, po të kishte qenë në vend të…

12 minutes ago

Kolapsi institucional po shkakton tragjedi të parandalueshme në Maqedoni, paralajmëron E Majta

Helmimi i qytetarëve në Gostivar nuk është vetëm rezultat i një vendimi teknik të gabuar apo i një neglizhence individuale,…

13 minutes ago

Nga Korça, thirrje për ngritjen e qendrave për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara

Në takimin e parë të organit këshillues të prefektit të qarkut të Korçës u ngritën si shqetësim kryesor nevojat emergjente…

17 minutes ago

Pjesëmarrja e parë e Albanians For America në mbledhjen e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore në Capitol Hill

Organizata Albanians For America (AFA), d përfaqësuar nga Doc Vranici mori pjesë këtë për herë të parë në takimin e…

23 minutes ago

MrBeast i jep fund beqarisë/ YouTuberi më i famshëm në botë martohet në një ishull privat luksoz

Jimmy Donaldson, i njohur globalisht si MrBeast, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij prej…

26 minutes ago