Categories: kosovë

Pjesëmarrja e parë e Albanians For America në mbledhjen e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore në Capitol Hill

Për herë të parë, organizata Albanians For America (AFA), me përfaqësues Doc Vranici, iu bashkua takimit të Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) të mbajtur në Capitol Hill.

Të lidhura

None found

I krijuar në vitin 1994, ky koalicion bashkon 18 organizata kombëtare që përfaqësojnë komunitetet amerikane me rrënjë në Evropën Qendrore dhe Lindore. CEEC synon të forcojë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe këtij rajoni, duke nxitur një mjedis të lirë, të sigurt dhe demokratik.

Gjatë seancave në Kongresin amerikan, AFA bashkë me anëtarët e tjerë të koalicionit ngritën zërin për çështje kyçe strategjike. Temat përfshinin agresionin rus në Ukrainë, krizën në Gjeorgji, masat ndëshkuese kundër Rusisë, rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s, përkrahjen për mbajtjen e Samitit të NATO-s në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm, si dhe vijimësinë e mbështetjes për nismat e sigurisë në shtetet baltike. Të gjitha organizatat pjesëmarrëse theksuan nevojën urgjente për t’iu kundërvënë agresionit rus dhe ndikimit dashakeqës të Kinës në zonë.

Si pjesë e delegacionit të CEEC, AFA ishte e pranishme në konferencën e Capitol Hill me titull “Rritja e qëndrueshmërisë: Një vështrim nga Qendrat e Ekselencës së NATO-s në vendet baltike”. Në këtë aktivitet morën pjesë kongresmenët Don Bacon dhe Salud Carbajal, së bashku me zyrtarë të lartë nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Delegacioni kreu gjithashtu takime me Kristine Berzina nga Komisioni i Helsinkit i SHBA-së, si dhe zhvilloi bisedime dypartiake me zyrat e senatorit Chris Coons (D-DE), senatores Elissa Slotkin (D-MI), kongresistit Keith Self (R-TX), kongresistit Zach Nunn (R-IA) dhe kongresistit French Hill (R-AR). Bisedat u fokusuan në rritjen e përfshirjes amerikane në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në çuarjen përpara të politikave që garantojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Përveç angazhimeve brenda koalicionit, AFA organizoi një takim me një pjesëtar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Zyrës Ekzekutive të Presidentit, në Ndërtesën Ekzekutive Eisenhower. Aty u diskutua angazhimi i Uashingtonit në Ballkan dhe çështjet me interes për shqiptarët e rajonit.

Një takim i veçantë u zhvillua gjithashtu me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, ku u shqyrtuan zhvillimet e fundit dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni firmosi edhe librin përkujtimor në nder të senatorit Lindsey Graham.

Duke zgjeruar praninë e vet në kryeqytetin amerikan, AFA rikonfirmon përkushtimin që zëri i shqiptaro-amerikanëve të dëgjohet në qendrat e vendimmarrjes. Organizata falënderon partnerët, ligjvënësit dhe anëtarët e CEEC për bashkëpunimin dhe synon të vijojë ndërtimin mbi këto marrëdhënie në shërbim të lirisë, sigurisë, forcimit të lidhjeve SHBA–Shqipëri dhe SHBA–Kosovë, si dhe të një Evrope Qendrore dhe Lindore më të qëndrueshme.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

11 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

13 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

20 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

22 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

22 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

22 minutes ago