Partia E Majta ka reaguar ashpër pas helmimit të qytetarëve në Gostivar, duke theksuar se ky incident nuk mund të shpjegohet thjesht si një gabim teknik apo pakujdesi e veçuar.
None found
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në rrjetin e ujësjellësit është futur ujë i patrajtuar. Instituti i Shëndetit Publik ka identifikuar baktere fekale koliforme, ndërsa testet laboratorike kanë zbuluar nivele të larta të klorit residual, çka sinjalizon një tentativë për të korrigjuar ndotjen pasi ajo kishte ndodhur. Kjo situatë, sipas tyre, tregon se një shërbim jetik publik është administruar në mënyrë që ka vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e mijëra njerëzve dhe për këtë arsye duhet të ketë llogaridhënie të plotë ligjore për të gjithë të implikuarit.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se nëse ngjarja përmbyllet vetëm me gjetjen e fajësisë individuale, mbetet pa zgjidhje pyetja thelbësore: pse shteti po përjeton në mënyrë të përsëritur fatkeqësi që ishin të shmangshme. Ata kujtuan rastin e aksidentit të autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, i cili nxori në pah dështimin e sistemit të inspektimit, si dhe skandalin në Klinikën Onkologjike që ekspozoi një mungesë totale të kontrollit dhe përgjegjshmërisë në sektorin shëndetësor për vite me radhë. Ngjarjet në Kërçovë sollën sërish në vëmendje pasojat e një sistemi inspektues, pushteti vendor dhe institucioneve qendrore të politizuara thellësisht. Edhe te rastet e femicideve, thuajse pa përjashtim shtrohet pyetja se pse autoritetet nuk ndërhynë në kohë pavarësisht sinjaleve të shumta paralajmëruese.
Sipas të Majtës, megjithëse shkaktarët e menjëhershëm ndryshojnë nga njëri rast në tjetrin, e përbashkëta e tyre është shkatërrimi institucional i ushqyer prej dekadash nga politizimi. Ata akuzojnë drejtpërdrejt LSDM-në, OBRM-PDUKM-në, BDI-në dhe koalicionin VLEN se e trajtojnë shtetin si pronë partiake.
Në këtë realitet, postet drejtuese nuk fitohen mbi bazën e aftësive profesionale dhe ndershmërisë, por si shpërblim për besnikërinë politike. Kjo bën që ndërmarrjet shtetërore, inspektoratet dhe organet e tjera të humbasin gradualisht kapacitetin për të vepruar në të mirën e qytetarëve. Politizimi, theksojnë ata, nuk është thjesht një praktikë e padrejtë punësimi, por një mekanizëm që gërryen shtetin nga brenda, duke e kthyer mbikëqyrjen në një formalitet të zbrazët dhe duke zëvendësuar përgjegjësinë me mbulim reciprok mes partive. Profesionistët e ndershëm në këtë mjedis ose përjashtohen, ose detyrohen të largohen nga administrata publike. Në një kontekst të tillë, gabimet nuk mbesin thjesht shkelje administrative, por shndërrohen në mënyrë të pashmangshme në skandale, tragjedi dhe humbje jetësh.
Për këtë arsye, çdo ekzekutiv i ri premton reforma, por qytetarët vijojnë të paguajnë çmimin me shëndetin, sigurinë dhe ndonjëherë edhe jetën e tyre. E Majta thekson se prej kohësh ka paralajmëruar se politizimi nuk përbën një çështje thjesht administrative, por një problem thellësisht shoqëror dhe të sigurisë. Një shtet ku profesionalizmi zëvendësohet metodikisht nga bindja partiake, në mënyrë të pashmangshme gjeneron institucione të destinuara të dështojnë. Prandaj sfida e vërtetë nuk qëndron vetëm te ndëshkimi i përgjegjësve, por te çmontimi i atij sistemi që fabrikon vazhdimisht fajtorë të rinj. Rasti i Gostivarit nuk është një anomali, ashtu siç nuk ishin as dhjetëra raste të tjera që kanë tronditur opinionin publik vitet e fundit. Të gjitha këto janë simptoma të një modeli politik që për dekada të tëra ka minuar institucionet në favor të interesave partiake. Për sa kohë që institucionet ndërtohen mbi logjikë partiake e jo mbi atë profesionale, Maqedonia nuk do të reshtë së prodhuari tragjedi të reja, përfundon reagimi i të Majtës.
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Këtë të mërkurë protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 53 të saj. Gjatë…
Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm u regjistruan në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit…
Chelsea ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me yllin e skuadrës Alejandro Garnacho nga Aston Villa.Trajneri i “Bluve” Xabi Alonso…
Në një intervistë në “New24”, deputeti i PD Saimir Korreshi foli për zgjedhjet në Partinë Demokratike duke komentuar edhe protestat…
Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm u regjistruan në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit…
Është konstatuar nivel i rritur i arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Vallandovës, njoftoi Ndërmarrja Publike…