Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, tha se lufta e suksesshme e Qeverisë Kurti kundër pandemisë do vazhdojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Dekretin e presidentit Thaçi ai e quajti “tentim për kontrabandim centrifugal” që kishte për qëllim krijimin e një qeverie që do ta gjunjëzonte Kosovën para presidentit serb Vuçiq për shkak të Listës Serbe, njofton Klan Kosova.
“Dështoi tentimi për kontrabandim centrifugal të dekretit në ora 16:00, para festës zyrtare dhe vikendit, me synimin për të krijuar një qeveri jolegjitime e cila e gjunjëzon Kosovën para listës Serbe dhe interesave të Vuçicit”.
“Lufta e suksesshme e qeverisë Kurti me COVID19 vazhdon, deri në zgjedhjet e reja ku sovrani e thotë fjalën e vet. Veprimet tinëzare nuk munden të shpërqendrojnë fokusimin tonë në mbrojtjen e çdo jete dhe shëndetin e sistemit ekonomik e financiar të vendit tonë”.