Categories: Uncategorized

A duhet të dorëhiqen?! Majko flet për akuzat ndaj Thaçit e Veselit

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” foli për akuzat e bëra nga Gjykata Speciale në Kosovë për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Majko tha se Kosovës tani i duhet të ruajë fort balancat, pasi u godit kreu i Shtetit dhe kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Të lidhura

None found

Megjithatë ministri për Diasporën në Shqipëri tha se ai është në krah të Thaçit, Veselit dhe të gjithë Kosovës, dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë e gjithë Shqipëria.

“Njoftimi për shtyp i Gjykatës së Hagës, duket qartazi se ishte naiv. Procedura e parë që mund të procedohet tani, që është në fokus, është statusi i Kosvoës, megjithatë Shqipëria duhet të vazhdojë atë që ka bërë gjithmonë të qëndrojë në krah të Kosovës.

Kosovës tani më shumë se kurrë i duhet të ruajë fort balancat, të diskutojnë të gjithë atë që Kosova do të ndërtojë në sy të të tjerëve si shtet. Ka mundësi që të bëhet më e fortë, siç është shprehja ajo që nuk të godet të bën më të fortë. Nuk po diskutojmë dëmët kolatarale mes SHBA dhe BE. Për sa e njoh unë Uashingtonin do të kishte reaguar menjëherë, ndërsa reagimi i DASH ishte e ekuilibruar.

Ajo që më shqetëson është balanca e Kosovës, është goditur institucioni i presidentit të Kosovës, një nga drejtuesit e partive politike, e kjo nuk do të kalojë pa pasoja. Ky është vetëm një fillim, por Kosova është e para, ajo që ne duhet të bëjmë është të jemi më të kujdesshëm,” tha Majko

A duhet të japë Thaçi dorëheqjen?

“Besoj se s’të vjen keq unë nuk dua të shprehem, është një marrëdhënie personale. Unë kam për të qenë në krah të tij dhe të Kadri Veselit, në krah të Kosovës. Kohë të vështira po vijnë, shumë të komplikuara. Duhet patur kujdes se si do të prodhojë politikë Prishtina zyrtare, të mos shkëputet nga frekuenca që e ardhmja e Kosovës lidhet me dialogun. Po të shkoje në Prishtinë dëgjoje se bisedat ishin vetëm për dialogun.

Sa nga gjeneralët e ushtrisë serbe janë akuzuar ndaj atyre të Kosovës? Nuk arrijmë të kuptojmë se kur një palë lufton për liri kundër afreisonit, e në librat e jurispudencës mund të thuhet se u akuzuan.

Na duhet të rishikojmë pak veten tonë, Klinton tha se fituam luftën, por ju duhet të fitoni paqen. E kjo është shumë e vështirë, duhet një reflektim i thellë, e duhet ta në bëjë të mendojmë më shumë për vokacionin kolektiv, një pjesë e jona sheh vetëm interesin personal,” u shpreh Majko.

të fundit

Horoskopi 26 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Nëse jeni ne një lidhje do përballeni me goxha probleme gjate gjithë kësaj dite. Ne krahët e partnerin nuk…

5 hours ago

Prej ditësh i shtruar në gjendje të rëndë, vdes në QSUT i dënuari për vrasje

Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar prej disa…

5 hours ago

Milan shkarkon Allegrin, Taren dhe Furlanin pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, te Milani është marrë vendimi drastik për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri,…

5 hours ago

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka!

Mes Ilirit dhe Mozës gjatë ditës së djeshme ka pasur një debat të ashpër, ku deklaratat e tyre kanë sjellë…

5 hours ago

Zhvillime “bombë” në Partinë Demokratike, Salianji deklaron se do të organizojë Kuvend

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se do të organizojë Kuvend me anëtarët e…

6 hours ago

Salianji për “zgjedhjen” e Berishës: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

Ervin Salianji ka ironizuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa rivalë përballë. I ftuar në emisionin "Të…

6 hours ago