Categories: kosovë

Nga Michigan, Rama: Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës pas vendimit të Speciales

Gjatë qëndrimit të tij në Michigan, kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Të lidhura

None found

Ai deklaroi se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë Kosovën, por nënvizoi se institucionet e saj duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj këtij vendimi.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raportojnë mediat shqiptare.

Në fjalimin e mbajtur përpara shqiptarëve në Michigan, kreu i qeverisë shqiptare njoftoi gjithashtu për hapjen e një konsullate shqiptare në këtë shtet.

“Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë keni nevojë për të. Shqipëria ka një derë tani kur ju të keni nevojë për çështje konsullore”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Rama ndodhet në Michigan në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku ka zhvilluar takime me komunitetin shqiptar.

të fundit

Kuqezinjtë nisin grumbullimin, ja agjenda e Kombëtares shqiptare deri në sfidën me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptareËshtë java e Kombëtares shqiptare [...]Read More...

5 minutes ago

Prokuroria dërgoi çështjen për gjykim, dy autorët e ekzekutimit të Egli Progës dalin para gjykatës

Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec, kanë mbërritur mëngjesin e kësaj…

6 minutes ago

Kurti në takim me kongresistin Lawler: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike Lawler, me të cilin ka diskutuar…

10 minutes ago

Albania unprepared for the impact of artificial intelligence on elections, legal framework and monitoring mechanisms not yet adapted to the new digital reality

Inteligjenca Artificiale dhe përmbajtjet e manipuluara po depërtojnë në zgjedhjet shqiptare, por kuadri ligjor dhe mekanizmat e monitorimit nuk janë…

15 minutes ago

Five years after Jovenel Moise’s assassination, 18 suspects extradited to the US to face justice

Tetëmbëdhjetë persona janë ekstraduar nga Haiti drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të përballen me gjyqin për përfshirjen e tyre…

16 minutes ago

Zgjedhjet në dy lande tronditën Berlinin zyrtar/ Analiza e DW: AfD fitoi në Meklenburg-Pomerani, por SPD ka shanse të krijojë qeverinë! Merz mbetet kancelar

Sipas rezultateve paraprake, AfD-ja fiton zgjedhjet në Meklenburg-Pomerani, por SPD- ka shanse të krijojë qeverinë. Në Berlin fitoi kandidatja e…

16 minutes ago