​Hoti- Laçakut: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka biseduar sot me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Laçak.

Në një postim në Twitter, kreu i Ekzekutivit vendor ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.

Hoti është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por se ky proces duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke.

Reagimi
Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke.


Shtuar 1.10.2020 18:32