​”5 vdekje nga COVID-19 brenda 2 orësh në Spitalin e Gjakovës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një statusi në Facebook ka thënë se në Spitalin e Gjakovës kanë ndodhur 5 vdekje nga Covid-19 brenda dy orësh.

Ai po ashtu ka thënë se situata është jashtë çdo kontrolli.

Ky është statusi i tij i plotë:

5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli! Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen.


Shtuar 30.07.2020 11:44