8 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, po ashtu janë konfirmuar 147 raste të reja me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 13.601 , ndërsa deri më tani janë shënuar 533 viktima. Ndërkohë sipas IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 197 pacientë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë”.


Shtuar 1.09.2020 13:18