5 raste të prekur me koronavirus në Kosovë

Kosova ka shënuar rastin e 5-të me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme janë konfirmuar edhe dy raste të reja me Covid 19.

“Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2:Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informacione nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19.


Shtuar 14.03.2020 18:26