Mendim Kurtishi është 23 vjeçari nga Prizreni i cili ka ndërruar jetë dje si pasojë e plagëve nga një sulm me thikë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, këngëtari i njohur kosovar, Tafil Kurtishi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Bota Sot.
Në postimin e tij, Tafil ka publikuar fotografin e të vëllait, kurse në mbishkrimin e saj ka shkruar se ai ka humbur jetë tragjikisht.
“Miq shok dashamir ju njoftoj se sot vllau im Mendim Kurtishi humbi jeten tragjikisht ne moshen 23 vjeqare .Allahu te past shberbly me xhenet vllau im”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sulmi ka ndodhur dje rreth orës 14 e 30.
Në lëvizje motori i viktimës është goditur nga një veturë e tipit GOLF 3 ngjyrë e bardhë.