Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se ka shkuar gjithsej në 227 numri i pacientëve të konfirmuar me COVID-19, të cilët kanë vdekur, derisa dje ky numër ishte 212 persona.
Në bazë të këtyre të dhënave, del se në 24-orët e fundit kanë humbur jetën edhe 15 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa IKSHPK njoftoi se janë konfirmuar si të infektuar edhe 226 raste, të shpërndara nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë orëve të fundit janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.