Po mbahet sot takimi i komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Sikundër është njoftuar, takimi ka filluar në ora 12:30. Fatmirësisht, deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërkaq në Klinikën Infektive të QKUK-së, aktualisht janë 10 persona të cilët dyshohen se janë prekur nga ky virus rezultatet e të cilëve pritet të dalin gjatë ditës së sotme.
“Janë mbi 10 persona të cilët kanë ardhur pasditen e të enjtes, mostrat u janë marrë dhe sot pritet të dalin rezultatet. Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë, çdo pacientë ka histori të ndryshme të cilët mund të jenë prekur nga coronavirus”, deklaroi Krasniqi.