Ishte shpallur i humbur, gjendet pa shenja jete në makinën e tij 63-vjeçari në Dimal

Një 63-vjeçar që ishte shpallur i humbur prej dy ditësh, është gjetur pa shenja jete në makinën e tij. Policia bën me dije se nga konstatimi paraprak i trupit, dyshohet se ai është vetëhelmuar me pesticide.

“Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 10:03