Categories: Uncategorized

Ia kaloi me nota ekselente vajzës së saj, mamaja helmon për vdekje një djalë 13-vjeçar

Një grua është arrestuar në lidhje me vdekjen e një djali 13-vjeçar, i cili thuhet se e kishte tejkaluar vajzën e saj në shkollën e tyre në Indi.

Bala Manikandan ndërroi jetë të shtunën (3 shtator) pasi piu një pije freskuese ndërsa po përgatitej të performonte në organizimin kulturor vjetor të shkollës së tij të premten, në qytetin bregdetar indian Karaikal, Puducherry.

Të lidhura

None found

Kur ai u kthye në shtëpi atë natë, nxënësi, i cili thuhej se ishte në krye të klasës së tij në studime dhe aktivitete jashtëshkollore, filloi të kishte hemorragji nga hundët dhe u dërgua në spital, ku më pas ndërroi jetë.

Tashmë policia ka arrestuar Sahayarani Victoria, duke e akuzuar se është paraqitur si nëna e Manikandan dhe ka shkuar në shkollë, ku thuhet se i ka kërkuar rojes së shkollët që t’i dorëzojë shishet e pijes freskuese 13-vjeçarit.

Pamjet e CCTV tregonin Viktoria-n duke i kërkuar të merrte shishet.

Victoria u arrestua me dyshimin për vrasje dhe policia thotë se më vonë ajo rrëfeu se kishte përzier “pilula laksative” në pije pasi i kishte blerë ato pa recetë nga një farmaci lokale.

R. Lokeshwaran, mbikëqyrësi i lartë i policisë, tha për New Indian Express se nëna “dëshironte ta ndalonte djalin të merrte pjesë” në ngjarjet e përvitshme në shkollë, ku vajza e Victoria është gjithashtu nxënëse.

Kryeinspektori tha se policia është ende në pritje të raporteve të autopsisë për të përcaktuar “çfarë iu shtua saktësisht pijeve që ajo i dha djalit”.

të fundit

Fillon sërish Liga e Kampionëve – pretendentët kryesorë dhe yjet që do të ndezin garën

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha dhe pritshmëri të larta për një tjetër sezon spektakolar në…

1 hour ago

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Shtator 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje…

2 hours ago

Bayern Munich ende pa qartësi për të ardhmen e Michael Olises

Michael Olise mbetet një prej pikëpyetjeve më të mëdha për Bayern Munichun, edhe pse sezoni sapo ka filluar. E ardhmja…

2 hours ago

They cry for their children,” Sara Mila recounts parents’ requests for employment

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…

2 hours ago

Ahmetaj accuses Rama: Japanese fish in the Garden of Eden, while Albania is being laid waste and more than €3 million worth of wine disappears

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi…

2 hours ago

Sopoti krijon ekipin B, skuadra do të garojë në Kategorinë e Tretë

Kategoria e TretëKategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj [...]Read More...

2 hours ago