Categories: sport

Sopoti krijon ekipin B, skuadra do të garojë në Kategorinë e Tretë

Pas Kukësi B, edhe Sopoti ka vendosur të krijojë skuadrën e dytë, e cila do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Klubi nga Librazhdi e bëri të ditur vendimin përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare.

Ekipi i ri, Sopoti B, do të drejtohet nga Jordi Koxha dhe Fabio Hasa, të cilëve u është besuar menaxhimi i këtij projekti.

Të lidhura

None found

Sipas klubit, krijimi i skuadrës së dytë synon të ndihmojë në rritjen dhe promovimin e talenteve të reja, duke ndërtuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen e ekipit të parë.

Sopoti B do t’u japë futbollistëve të rinj mundësinë të fitojnë eksperiencë dhe, përmes paraqitjeve dhe punës së tyre, të afrohen gradualisht me ekipin e parë të KF SOPOTI.

Me shtimin e skuadrave të reja, Kategoria e Tretë pritet të ofrojë më shumë rivalitet dhe të pasurohet me lojtarë më cilësorë.

Një investim për të rinjtë dhe për të ardhmen e SOPOTIT.

të fundit

Kreshnik Hajrizi rikthehet te Sioni dhe mund t’i japë Fodës një mundësi të re në mbrojtje

Kreshnik Hajrizi është rikthyer në aksion me skuadrën e Sionit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit. Qendërmbrojtësi…

4 minutes ago

Rikthehen tensionet pranë Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotov e gurë, policia përdor gaz dhe ujë

Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë. Situata është tensionuar sërish pasi një person hodhi…

8 minutes ago

Prokuroria Speciale ndryshon udhëzuesin për regjistrimin e lëndëve dhe nisjen e hetimeve zyrtare

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokrurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për…

10 minutes ago

Vedat Muriqi në formacionin titullar të Fenerbahces për ndeshjen ndaj Slavia Pragës

Sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë titullar për Fenerbahcen ndaj Slavia Pragës, në Ligën e Kampionëve.Skuadra turke pësoi një humbje…

17 minutes ago

Kriza dhe trazirat dobësojnë Macronin, ndërsa Le Pen sheh rrugën drejt pushtetit

Vala serioze e trazirave sociale në Francë në vitet e fundit e ka zhytur vendin më thellë në krizë në…

22 minutes ago

Përplasje në bypassin Mbrostar–Levan, plagoset drejtuesi i njërit prej mjeteve

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk…

25 minutes ago