Hekuran Marku, ish truproja e Saimir Tahirit do të gjykohet me procedurë të shkurtuar.
Gjykata pranoi kërkesën e tij dhe i dha mundësinë që nëse shpallet i fajshëm të përfitojë ulje të dënimit.
Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.
Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.