Gjykata e lartë me 7 anëtarë, Soreca: BE krah jush

Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, e nisur nga kjo kreu i shtetit ka artikuluar kritika në drejtim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta të 4 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

“Mirëpresim dekretimet e presidentit Ilir Meta për 4 emrat e rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit të KLGJ. Tani është e rëndësishme që të procedohet me shpejtësi me emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ-në për të arritur këtë objektiv”, shkruan Soreca.


Shtuar 19.03.2021 15:49

Tags: